Kthimi i Produkteve

Ne dëshirojmë që klientët tanë të jenë plotësisht të kënaqur me blerjet e tyre. Nëse për ndonjë arsye produkti që keni marrë nuk përmbush pritshmëritë tuaja, keni të drejtë ta ktheni atë brenda 7 ditëve kalendarike nga data e pranimit.
Kushtet për kthim:
•Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe në gjendje të përsosur
•Paketimi origjinal duhet të jetë i paprekur
•Duhet të paraqitet fatura ose dëshmia e blerjes
Pas pranimit dhe verifikimit të produktit të kthyer, kompensimi mund të bëhet përmes zëvendësimit të produktit ose rimbursimit të shumës përkatëse në llogarinë tuaj.