Në një botë ku teknologjia zhvillohet çdo ditë, AlbaOffice qëndron në ballë të inovacionit duke ofruar produkte dhe shërbime që nuk janë vetëm praktike, por edhe të ndërtuara për të ardhmen. Kategoria “Technology Innovations” është për ata që kërkojnë më shumë sesa funksionalitet,ata që kërkojnë avancim, automatizim dhe integrim të teknologjive të reja në jetën e përditshme të punës.

Inovacion në Printim
Teknologji të Avancuara PC
Rrjeti i të Ardhmes
POS & Auto-ID
Siguria & Software
Monitorë Smart
Storage dhe Komponentë të Zgjuar
Furnizime Smart
Smart Home
Përdorimi i sistemeve si PaperCut dhe UniFlow për menaxhimin inteligjent të printimit i lejon përdoruesit të reduktojnë kostot, të rrisin sigurinë dhe të kontrollojnë konsumin. Këto sisteme janë pjesë e një qasjeje “smart office”, që automatizon dhe monitoron çdo proces printimi, një hap përpara drejt një zyre pa letra dhe më të qëndrueshme.

Laptopët, workstation-et dhe aksesorët që ofron AlbaOffice nga marka të besueshme si HP, Lenovo, dhe Dell janë të përshtatshëm për punë intensive, duke integruar teknologji moderne si CPU të gjeneratës së fundit, grafika të avancuara dhe memorie të shpejtë ideale për inxhinierë, grafikë, IT dhe më shumë.
Zgjidhjet e rrjetit për ISP dhe partnerët e tyre përfshijnë pajisje të pajtueshme me Wi-Fi 6, me performancë të lartë dhe siguri të avancuar. Këto produkte përmbushin kërkesat në rritje për lidhje të qëndrueshme në mjedise me ngarkesë të lartë të përdoruesve dhe pajisjeve IoT.
Pajisje si Urovo, Zebra, dhe Honeywell sjellin automatizimin në shitje dhe menaxhim inventari. Nga skanimi i barkodëve deri te përpunimi i pagesave në kohë reale, këto teknologji ndihmojnë bizneset të përmirësojnë përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional.
Përmes Microsoft, Kaspersky, dhe Tenable, AlbaOffice ofron jo vetëm software bazë për përdorim të përditshëm, por edhe zgjidhje të avancuara për siguri kibernetike, që janë të domosdoshme në epokën e sulmeve dixhitale dhe të ruajtjes së të dhënave sensitive.
Me opsione nga Philips, AOC dhe Hannspree, AlbaOffice ofron monitorë që suportojnë ergonominë, teknologjitë e mbrojtjes së syve, dhe lidhje fleksibël, për t’u përshtatur me çdo ambient pune qoftë në zyrë apo në shtëpi.
Zgjidhje të avancuara për ruajtje të të dhënave nga Sandisk dhe Kingston përfshijnë SSD të shpejtë, RAM performante dhe karta memorie të sigurta. Aksesorët nga Ugreen, CableExpert dhe të tjerë sjellin lidhje të sigurta dhe të shpejta për çdo sistem kompjuterik.
Produktet tona të konsumueshme, si tonerët dhe bojërat origjinale për printerë, janë të dizajnuara për performancë afatgjatë dhe ekonomike. Po ashtu, bateritë cilësore garantojnë funksionim të qëndrueshëm për pajisjet e zyrës dhe elektronikat personale.
Sistemet tona për shtëpi të zgjuar përfshijnë kamera sigurie, llamba inteligjente, sensorë mjedisorë, dhe sisteme automatizimi që e bëjnë jetën më të sigurt dhe më të lehtë. Integrimi me Wi-Fi dhe aplikacionet mobile ju lejojnë të kontrolloni gjithçka në kohë reale kudo që jeni.